Fundi i Covid19 dhe fundi i establishmentit te Soros&co! “Shpopullimi” do zevendesohet nga “puna, prona, prodhimi dhe familja. “Piktoret e hollandezet” duhet te mendojne te kthehen “poshte urave te Parisit e zyrave te perkthimit”!

0
98

Nga Edvin Kulluri

Rreziku i pare serioz per jeten e qytatereve prej pandemise i shtyu vendet e BE te mbyllin kufijte! Interesi i qytetareve te shteteve te tyre rrezoi me “nje te rene te lapsit” levizjen e lire te njerezve! Ashtu sic ne krizen financiare te 2008 edhe tashme ne krizen ekonomike te shkaktuar nga Covid 19, vendet e “jugut” me ato te “veriut” nuk gjeten dot nje instrument te drejte te rishperndarjesh se ndihmes.
Nje sondazh i bere ne Itali javen e shkuar nxjerr se “49% e italianeve duan largimin nga BE” ose rritjen e tendences se “Italexit” sic ndodhi ne Britanine e Madhe! Ne Ballkanin Perendimor po ashtu BE nuk po gjen dot rrugen e integrimit mes percarjes Gjermani-France- Hollande etj., pavaresisht nga pergjegjesia e vete vendeve tona per te ngritur shtete te se drejtes.
Gjermania prej vitesh ka qene nen kritika si nga Administrata Obama dhe kryesisht nga ajo Trump se nuk mund te jete leader-i ekonomik i BE vetem permes eksporteve por edhe permes solidaritetit me vendet me te dobeta ekonomikisht. Ashtu sic ne politike te jashtme dhe sidomos ate te sigurise nuk eshte ne gjendje te kryesoje BE! Ne NATO japin nje kontribut minimal nderkohe qe BE e ka te pamundur te kete nje instrument ushtarak te perbashket.
Rasti i Kosoves ku Mogherini “deshtoi me sukses” ne arritjen e nje marreveshjeje per njohjen reciproke me Serbine eshte i qarte. “Procesi i Berlinit” po ashtu nuk ka prodhuar asnje rezultat ne kete drejtim.
Tashme me Brexit nuk jemi me ne kushtet e Euroskepticizmit por shume larg. Flirtimet e vazhdueshme me Rusine e Kinen te qeverive te caktuara te vendeve te BE kane ngritur me shume pikepyetje sesa siguri se “cfare jane BE dhe NATO”! Nese flasim per vlera te demokracise perendimore bazuar tek liria, ato nuk mund te ndertohen “me nje kembe ne perendim e nje ne lindje”! Dhe NATO e BE u ngriten mbi keto parime e jo ato te leverdive ekonomike te shteteve te caktuara apo me keq te qeverive qe drejtojne perkohesisht.
Jo rastesisht gjithcka sa me siper ka ndodhur e po ndodh nen drejtimin e “establishmentit liberal”! Per ta “fitimi i shpejte” dominon mbi parimet e lirise dhe demokracise. Vlerat e liberalizmit klasik dhe institucional jane neperkembur prej kohesh.
Pas pandemise se Covid 19 kriza politike do prodhoje pasoja me ndryshime te medha politike ne marredheniet nderkombetare. “Bishtat liberale” qe drejtojne Shqiperine apo me keq marksisto-liberale ne Kosove, jane rreshtuar qarte me “globalistet” e establishmentit te drejtuar nga Soros&co qe po humbin perdite e me shume terren ne gjithe perendimin.
“Shpopullimi” do zevendesohet nga “puna, prona, prodhimi dhe familja” qe jane vlerat e nje kombi! “Piktoret e hollandezet” duhet te mendojne te kthen ne vendet e tyre te punes “poshte urave te Parisit e zyrave te perkthimit”! Zgjedhjet e 2021 jane afer!
Demokratet dhe socialistet jane kthyer ne “kavie te Rindjes dhe Republikes se Re” qe kane vetem nje qellim: te pasurohen ne kurriz te njerezve! E kete e kane bere ne emer “te se rese, perendimores” duke drejtuar ne fakt ne menyre despotike qeverine dhe opoziten, e ne fund te dites ndajne para, prona e kompani me njeri-tjetrin.
Shqiperia eshte varferuar ne keto 7 vite si kurre me pare ne keto 30 vite. Eshte zbrazur dhe po i marrin te vetmen gje qe njerezit e kane te veten: “shpresen”!
Vota per ta do jete “krimininale” per vete shqiptaret.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here