EMRI-FOTO/ Arti shqiptar në zi! Ndërron jetë nga koronavirusi piktori i njohur

0
126

Virusi Covid- 19 i ka marr jetën piktorit dhe profesorit të njohur shqiptar Ramiz Llapashtica.

Ai shquhet si një ndër piktorët e mëdhej të artit shqiptarë, i cili gjithashtu ishte lobues i madh i çështjes kombëtare.

Llapashtica nuk ka arritur ta luftoj betejën me koronavirusin dhe ka vdekur në New York, aty ku jetonte prej disa vitesh.

Ai gjithashtu ishte edhe bashkëthemelues i Shoqatës “Jusuf Gërvalla” me seli në New York.

Në galerinë e tij personale, sipas Fazli Veliut, ai kishte krijuar profile të spikatura të figurave dhe simboleve tona kombëtare si: Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Shenjtëreshën Shqiptare Nënë Tereza, heronjtë, si: Isa Boletini, Dedë Gjo Luli, Adem Jashari, e të tjerë.

Llapashtica kishte lindur në Suharekë të Kosovës, por në fillim të viteve 80 kishte mërguar për Amerikë.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here