Deputeti Alimadhi dhe mjeku Xhaxho ‘mposhtin’ covid-19, rezultuan negativ në testin e dytë

0
98

Lajme te mira vijne nga infektivi.

Sipas burimeve deputeti Adriatik Alimadhi dhe mjeku Roland Xhaxho kanë fituar betejën me COVID-19.

Mësohet se Alimadhi dhe mjeku Xhaxho kanë rezultuar negativë në testin e dytë të COVID-19. Gjithsesi, ata do të vijojnë të qëndrojnë ende të shtruar në Spitalin Infektiv, pasi kanë probleme me mushkëritë dhe frymëmarrjen.

Një ditë më parë, u dha lajmi se edhe Andi Koraqi, shefi i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT dhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, të cilët u infektuan me COVID-19 janë shëruar plotësisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here