Dhjetëra klandestinë po luftojnë për jetën, rrezikojnë të mbyten në detin Mesdhe…

0
84

Qindra klandestinë ndodhen në mes të detin Mesdhe dhe kërkojnë ndihmë, pasi kanë frikë se mund të mbyten.

Autoritet italiane kanë pikasur një gomone me 47 emigrantë, të cilët bëjnë thirrje për ndihmë. Sipas mediave italiane klandestinët kanë bërë thirrje për ndihmë në rrjetet sociale dhe shprehen se po luftojnë për jetën.

“Ndihmoni, ju lutemi, po fundosemi .Unë jam shtatzënë dhe nuk jam mirë. Vajza ime 7 vjeç është shumë e sëmurë. Ne nuk kemi ushqim dhe ujë, nuk kemi asgjë. Ata thanë që do të vijnë por askush nuk erdhi. Njerëzit po vdesin”, u shpreh një grua.

 

“Ne po ndjekim udhëzimet tuaja, por nuk po shohim ndonjë anije për shpëtim. Jemi në gjendje kritike, nuk mund të presim më, ju lutemi na ndihmoni”, tha një tjetër migrant, që ndodhet me gomonen që mban gjithsej 47 persona. Mësohet se gomonia ka devijuar rrugën dhe ende nuk është gjetur nga autoritetet.

Ndërkohë 101 emigrantë të tjerë u shpëtuan, dhe u dërguan në portin e Pozzallos.

Ata janë transferuar në qendrën e eksperimentimit bujqësor në Rajonin e Siçilisë, që ndodhet midis Comiso dhe Ragusa, ku janë futur në karantinë. Shumica e klandestinëve janë burra dhe vijnë nga Afrika.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here