Rama gati si “martir”, fjalim me tone populiste: E ndjej deri në palcë dhimbjen tuaj!

0
122

 

Kryeministri Edi Rama doli sot në mbrëmje në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Facebook”, ku prezantoi të ashtuquajturën “paketë e zgjeruar ekonomike në ndihmë” të qytetarëve, për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi. Në komunikimin e Ramës nuk munguan tonet populiste, të cilat shkuan deri në ‘martirizim’.

“E di po e vuaj ditë-natë papushim dhimbjen tuaj. Dhimbjen e familjeve që kanë halle më shumë se të tjerët. Dhimbjen e prindërve që nuk sjellin dot në shtëpi të ardhurat nga puna që është mbyllur. Dhimbjen e atyre që kanë mbetur jashtë kufijve dhe nuk kthehen dot. E ndjej deri në palcë dhimbjen e gjithëkujt që nuk ja del të qetësohet, sot që dita duket ende më e gjatë, sepse mundi duket më i madh dhe durimi duhet më i madh. Detyra ime është të mbyll veshët që të mos dëgjoj sirenat joshëse që thonë, hajde dalim, hajde ta sfidojmë armikun, aq më tepër që ka dalë edhe dielli joshës i pranverës. E provuan disa më të fuqishëm se ne, që ranë pre e atyre sirenave dhe shikojeni që, janë zhytur në një vorbull infektimesh dhe vdekjesh dhe nuk po nxjerrin dot kokën mbi sipërfaqje. Është e vërtetë që e kemi kaluar për mrekulli deri këtu, hallin e halleve, mbrojtja e jetës. Po shohim si kurba e infeksionit, po mbahet në kontroll, më mirë se në shumicën e vendeve të Europës. Nuk shohim të na mungojnë shtretërit dhe të na vdesin njerëz sepse i mungon respiratorin. Nuk kemi të vdekur nga bluzat e bardha. Nuk kemi as kufoma që s’kemi ku t’i varrosim. Dhimbjet nuk e kemi aq të fortë sa popujt e tjerë. Detyra ime është, që të mos e ngatërroj dhimbjen aspak të vogël nga pasojat, me shkakun e këtij qëndrimi të fortë në mbrojtje, që kemi zgjedhur dhe po mbajmë. E di dhe është shumë e vërtetë që cënohet liria e qytetarëve, ekonominë kombëtare, ama mos e harroni, por edhe po e harruat ju, nuk kam të drejtë ta harroj unë; liritë do të kthehet, ekonomia do të rikthehet por të vdekurit nuk i kthejmë dot.”- tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here