Ndryshimet në Kodin Penal/ Drejtoresha e KSHH-së: Janë masa represive

0
110

Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj në një lidhje me Skype me emisionin “Real Story” në News 24 deklaroi se në kushtet ku Shqipëria ndodhet, gjendjen e fatkeqësisë natyrore si pasojë e COVID 19, nuk është momenti i duhur për të aplikuar masa represive sic janë ndryshimet në Kodin Penal.

“Me mënyrën se si po bëhen këto ndryshime kaq shpejt, mund të dënohen njerëz të pafajshëm dhe nuk merret në konsideratë ajo që thotë kushtetuta se miratimi i këtyre ligjeve nuk mund të kalojë me procedurë të përshpejtuar. Mënyra si është formuluar dispozita, neni 242/2 që propozohet të shtohet nuk përcaktohet qartë nëse transmetimi i virusit bëhet nga pakujdesia apo me dashje. Pra nuk bën diferencim, me aq sa kemi parë do ishte mizore të pretendosh që ka njerëz që duan t’i bëjnë keq të tjerëve. Kur vendosim këto masa duhet marrë parasysh forma e fajit, të gjitha të dhënat flasin që njerëzit nuk kanë dëshirë që ta bëjnë, pra të transmetojnë virusin. Duhet studim i thelluar i legjislacionit, nuk është thënë asgjë konkrete se cili model është marrë, asgjë nuk është bërë publike. Nëse dikush e bën me dashje kemi sanksione si “vrasje me dashje” apo “vrasje me paramendim”. Ky nuk është momenti i duhur që ne të aplikojmë masa të tilla represive. Kur të normalizohet situata, kjo gjë të rishikohet se si vendet bashkëkohore e kanë hulumtuar”,- tha ajo.

Sipas saj, edhe vende si Hollanda, Bullgaria dhe Serbia nuk kanë ligj për pandemitë.

“Institucionet ndërkombëtare thonë ulni numrin e të burgosurve, ne marrim njerëz i fusim në burg”,- vijoi Skëndaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here