Gjendet i pajetë 55-vjeçari në Kuçovë, vari veten në kasollen e bagëtive

0
117

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Lumas të rrethit të Kuçovës. Një 55-vjeçar ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërkohë që trupi i burrit të vetëvarur është gjetur nga bashkëshortja e tij pak pas mesdite.

Pasi ajo ishte kthyer nga tokat bujqësore ku shkonte çdo mëngjes për të punuar, kishte vënë re mungesën e bashkëshortit.

Duke e kërkuar, ajo e ka gjetur pa jetë në kasollen e bagëtive dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Trupi i pajetë i 55-vjeçarit Seit Qevani është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku pas autopsisë ka rezultuar se ai është vetëvarur.

Burime nga Komisariati i Policisë Kuçovë bëjnë me dije se 55-vjeçari mendohet se e ka kryer aktin e vetëvrasjes në kushte të rënduara psikologjike pasi ai vuante prej kohësh nga depresioni dhe për problemet psikike që kishte shfaqur merrte edhe mjekim.

Viktima Seit Qevani jetonte vetëm me bashkëshorten e tij, pasi të dy fëmijët e çiftit jetonin prej shumë vitesh me familjet e tyre në shtetin fqinj, në Greqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here