Kur mund të ‘dilet’ nga COVID19-pandemia…?

0
117

Nga Kastriot Islami

Në faqen e portalit https://covid19.healthdata.org/ jepen grafikët e kurbave të përhapjes së virusit për disa nga vendet kryesore të globit.

Këto grafikë janë ndërtuar mbi bazën e të dhënave të deritanshme dhe të masave të marra nga secili vend. Nga këto kurba jepet edhe një parashikim/projeksion mbi datën kur do të arrihet piku i pandemisë dhe kur do të mund të përfundonte kjo pandemi, ose më saktë kur numri i vdekjeve në ditë do të arrinte vlerën ditore zero.

Në grafikun shoqërues jepen tri të dhëna:

-Numri i vdekjeve në 10 prill 2020, shifër e nxjerrë nga informacionet e publikuara nga këto vende.

-Projeksioni i numrit total të vdekjeve që mund të ndodhin deri në 1 gusht 2020;

-Një projeksion/parashikim për datën kur këto vende do të mund për të përmbyllnin pandeminë…

Këto grafikë janë ndërtuar bazuar në supozimin se gjatë muajit maj 2020 këto vende do të vazhdojnë të respektojnë masat e “distancimit social”…

Në këtë parashikim janë paraqitur vëndet me numrin më të madh të vdekjeve…

Per ilustrim me poshtë paraqitet po ashtu kurba e përhapjes së virusit që lejon të bëhet projeksioni për shifrën ditore të vdekjeve në SHBA… e njëjta kurbë ekziston edhe për vendet e tjera…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here