Vishaj kundër propozimeve për Kodin Penal: Do ishte katastrofë të dënoje me burg pensionistë, apo të rinj

0
84

Avokati i njohur Saimir Vishaj, është shprehur kategorikisht kundër propozimit të deputetes socialiste Edlira Bode, për të kërkuar dënimin me deri në 15 vite burg për të gjithë personat që shkelin karantinën në kushte pandemie.

Vishaj tha se deputetja, e cila vjen nga radhët e mjekësisë, do të bënte mirë që të vishte bluzen e bardhë, pasi normat ligjore nuk mund të propozohen në bazë emocionesh.

Vishaj tha se edhe në rast se kalon në Kuvend, gjë të cilën ai personalisht nuk e beson, ligji nuk do të hyjë në fuqi, pasi e humb arsyen e tij, me largimin e pandëmisë.

“Ne masat e marra i kemi përshëndetur, unë mendoj se proceset penale nuk duhet që të ndërpriten, pasi shumë persona që mund të gjenden brenda pretendojnë pafajësinë e tyre.

Deri në këto momente nuk ka një projektligj, unë mendoj se propozimi i deputetes, që nuk është profesioniste e fushës, nuk duhet që të kalojë në Kuvend. Është një deputete që vjen nga radhët e mjekësisë, e këshilloj që të veshë bluzen e bardhë, pasi një normë juridike nuk mund të ngrihet në bazën e një emocioni.

Ligji duhet që të konsultohet me të gjithë aktorët, nuk besoj se ky ligj do të kalojë në Kuvend. Por edhe nëse ndodh, presidenti mund ta kthejë mbrapsht, dhe kjo kërkon një kohë prej të paktën dy muajsh, dhe në atë moment ligji e humbet qëllimin për të cilin ai është ngritur.

Sot i kemi dhënë të drejtë policisë së shtetit që të gjobisë personat, nuk mund të marrim dhe ti fusim në burg personat, të çojmë pensionistë në burgje, kjo do ishte një katastrofë nëse ne rrisim artificialisht numrin e të burgosurve.

Është e përcaktuar në Kushtetutën e Shqipërisë se kur i hiqet liria e një personi, nuk ka nevojë për ndryshime në Kodin Penal”, tha Vishaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here