Pampuri – Ramës: Një turp i vërtetë!! Dhunë verbale ndaj politikaneve, se je i paaftë t’i përgjigjesh krizës…

0
103

Partia Demokratike ka reaguar ndaj fyerjeve të radhës të Kryeministrit Edi Rama, personalisht ndaj një politikaneje si Jorida Tabaku.

Këtë radhë është ish-deputetja Oriola Pampuri, kolege e Tabakut në PD, e cila përveçse i ka kërkuar Ramës të shkëputet nga këto retorika mizongjine dhe të kërkojë ndjesë, i ka bërë thirrje edhe organizatave të mbrojtjes së të drejtave të grave të mos heshtin.

Pampuri tha: “Në ditët më të vështira të krizës që po kalon Shqipëria, Edi Rama është rikthyer tek zakoni i shëmtuar i sulmeve dhe fyerjeve të grave dhe zonjave të politikës, në mungesë të argumenteve.

Në mënyrë të përsëritur nga Facebook dhe mbrëmë në intervistë në një nga emisionet e mbrëmjes kryeministri sulmoi kolegen Jorida Tabaku, e cila pak orë më parë kishte argumentuar qartas pamundësinë e shumë qytetarëve dhe të vetpunësuarve për të përfituar pagën e premtuar nga qeveria.

Ky sulm i përsëritur i kryeministrit ndaj zonjës Tabaku është shembull i qartë i agresivitetit të komunikimit të Edi Ramës me gratë. Kjo sjellje primitive risjell në vëmendje dhjetëra raste të dhunës verbale dhe psikologjike që Edi Rama ushtron kundër grave, kundërshtare në politikë apo edhe brenda partisë së tij dhe gazetarëve femra apo pjesëtare të shoqërisë civile.

Ky është një turp i vërtetë për Edi Ramën i cili mesa duket e ka të pamundur të shkëputet nga retorika mizogjeniste. ”

Reagimi i Pampurit erdhi pas një replike që kryeministri Edi Rama i bëri thirrjes së Tabakut për të mbështetur financiarisht të gjitha bizneset në vend, pa seleksionime, siç po konstatohej.

Rama tha dje: “Kam dëgjuar me keqardhje që Balona Tabake e PD-së është ngritur lartë me një balonë budallëqesh sikur drejtoria e Tatimeve ka refuzuar shumë nga punonjësit që u është premtuar paga e luftës”.

Ndaj, Pampuri, ndaj gjuhës ironike, fyese dhe agresive të Ramës, pa argumenta, ka bërë sot këtë thirrje:

“Sot i bëj thirrje si grua, të ndalë menjëherë çdo sulm seksist kundër grave në politikë dhe në media dhe të kërkojë publikisht ndjesë për gjuhën e përdorur kundër koleges Tabaku.

I bëj thirrje organizatave në mbrojtje të të drejtave të grave të mos heshtin por të reagojnë për këtë sulm banal të kryeministrit ndaj zonjës Tabaku.

Bëj thirrje gjithashtu që të mos heshtin por të reagojnë të gjithë ato organizata dhe institucione shqiptare apo ndërkombëtare që japin apo përdorin fonde kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtes ndaj grave, apo për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Asgjë nuk e justifikon sjelljen e padenjë të një kryeministri që në kohën më të vështirë për shqiptarët shan dhe fyen me fjalor banal një zonjë, vetëm sepse ai është i paaftë t’i përgjigjet argumenteve dhe shqetësimeve të drejta për fatin e qytetarëve në këto kohë krize!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here