“Mjer ne kë kemi në krye”, Rama përgjigjet me arrogancë ndaj komentueses: Po të mos isha unë do ishe në botën tjetër

0
116

Kryeministri Edi Rama ka komentuar shpesh dhe ashper mbi debatin e masave mbrojtëse nga koronavirusi duke thënë se nuk janë të domosdoshme.

Njesoj  ka ndodhur me replikat e tij me një komentuese e cila shprehet se pse ai vetë nuk përdor masa mbrojtëse, ndërsa Rama nuk ka ngurruar të tregojë arrogancën dhe të mburrë veten si shpëtimtarin e jetës.

“O zoti kryeministër. Po ti ku e ke maskën dhe dorezat apo ty nuk të gjen gjë vetëm ne popullin e shkretë? Apo ti thua mos bëni si bëj unë por bëni siç them unë? A mjert ne për ju kë kemi në krye”, shkruan komentuesja.

“Une nuk kam dale ne pazar ketu dhe ruaj distancat e nuk me afrohet njeri, keshtu qe permbahu se s’je aspak e mjere, se po te mos me kishe mua ne krye mund te ishe largqofte edhe ne boten tjeter sot!”, i përgjigjet Rama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here