Manjani: Rama e ka të pamundur të ndahet nga hashashi

0
161

Nga Ylli Manjani

 

Sonila Meco a të thashë që do ti kthehet hashashit Ky?

E ka të pamudur të çlirohet nga narko-mendësia. Nuk mund të ishte e rastësishme gjithë ajo sasi hashashi e mbjellë dhe, as gjithë ato tonelata kokainë e sjellë këtu për përpunim.

Është pikërisht kjo mendësi narko-ekonomiko-politike që e bëri vendin ku jetojmë një Narko-vend!

Synimi është të krijohet një narko-shoqëri. E gjitha e turbulluar, që i bindet kollaj urdhërave të bosit, i cili nga ana tjetër ka në dorë mbijetesën e çdo anëtari të shoqërisë.

Ndaj nuk ka se si Europa të mos na fusë në hartën e narko-tradikut.

Kam qenë e mbetem kundër këtij projekti anti-shtet!

Jam thjesht kurioz se me çfarë surrati do t’u flitet familjeve të viktimave të hashashit, punonjësve të policisë të rënë në detyrë veçanërisht, në gjithë këto vite..! ???

Pse i mbajnë në burg apo nën hetim e kërkim ata të hashashit?! Po SPAKu e reforma në drejtësi për çfarë u bënë?!

Me ç’llogjikë u thonë njerëzve “lini duhanin”(thirrje me vend kjo), që të fillojnë Hashashin masivisht?!!!!

Si do tu thonë të rinjve, fermerëve, krahut të punës, lini mësimin e punët e tjera dhe hajde të punoni tek hashashi i licensuar nga qeveria?!

O të keqen e edukatës!

Po bisnesve që edhe pa hashash ankohen për fuqi punëtore, ç’do ti thonë? Merrni kinezë?!

Ta puthsha mendjen i thonë kësaj pune!

Dhe më në fund, fakti që ka shtete që e legalizojnë prodhimin e hashashit nuk është aspak argument, por justifikim. Sepse ata që e bëjnë këtë biznes të kontrolluar janë SHTET si fillim. Kusht ky që në rastin tonë mungon.

As me shtetin e Maqedonisë nuk krahasohemi dot, na pëlqen ose jo! Ju kujtoj që Maqedonia është duke çelë negociatat pa asnjë kusht me perëndimin, sepse punët e shtetit i ka të ndara nga pushteti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here