Njihuni me surprizat e motit për ditën e sotme…

0
160

Moti ditën e sotme (e enjte, 2 prill) në vendin tonë pritet të ketë një përmirësim në krahasim me dje.

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta të cilat në orët e para të ditës do të sjellin reshje të pakta në zonat Verilindore. Por në orët në vijim moti do të përmirësohet dhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 15°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzimi 3 ballë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here