Si me Trump/ ‘Lideri global’ po bëhet simbol i fushatës anti-BE

0
113

Këto ditë më shpesh në median italiane sheh fytyrën e Edi Ramës sesa atë të kryeministrit italian, duke dhënë mendime që nga koronavirusi e deri te mbrojtja.

Një gazetare italiane te Rai 3 madje e paska quajtur ‘lider global’ dhe ky lajm zuri ballinat e mediave të pafundme pro-qeveritare në Shqipëri.

Por historia është akoma më e rëndë. Dihet që pasi ka marrë etiketimin e kryeministrit që e ka qeverisur më keq se kushdo Shqipërinë, tani Rama do të zgjidhë edhe hallet e botës.

Pasi e ka lënë pak mënjanë krizën e madhe mes Rusisë dhe Ukrainës, tani po i jep drejtim koronavirusit në Itali.

Nëse mendoni se është për të qeshur, nuk është kështu.

Në vitin 2016, kur një valë sulmesh kishte nisur ndaj Donald Trump, Edi Rama u bë ‘vegël’ në këtë fushatë dhe sulmoi ashpër Trump, vetëm që të ishte i pranishëm në median e huaj.

Duket se me Trump e ka pasur seriozisht, pasi edhe së fundmi i lëshoi një sulm të hapur, kur tha se e ka lejuar ‘armikun’ në SHBA.

Këtë herë, kur tensionet brenda BE dhe sidomos mes vendeve më të goditura nga virusi, si Italia dhe Spanja, me Brukselin, mbeten të larta, Edi Rama po bëhet ‘vegël’ sërish.

Me fjalë të tjera, ndihma e madhe që po i jep ai Italisë, po interpretohet si pjesë e një fushate më frymë kundër BE: ‘Shqipëria na ndihmon, BE-ja nuk po na ndihmon’.

Me dëshirë ose jo, Rama po keqpërdoret si gjithmonë, pasi me delirin dhe naivitetin e tij beson se është i madh, aq i madh sa shqiptarët nuk e meritojnë.

Por ai përfaqëson Shqipërinë kur flet e vepron dhe duhet ta dijë se 97 përqind e shqiptarëve janë përkrahës të Bashkimit Europian, edhe nëse kryeministri i tyre bëhet ‘vegël’ e të tjerëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here