“Të gjitha fluturimet komerciale nga Shqipëria janë mbyllur”/ Ambasada amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

0
111

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se të gjithë fluturimet komerciale nga Shqipëria janë mbyllur deri në një njoftim të dytë, ndërsa bën një apel për shtetasit amerikanë që ndodhen në vend.

Në një postim në “Facebook”, ambasada amerikane shkruan se po punon për të gjetur të tjera mundësi udhëtimit për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria dhe vë në dispozicion një adresë ku mund të kontaktojnë.

“?? | Të gjitha fluturimet komerciale nga Shqipëria janë tashmë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria. Nëse jeni qytetarë amerikanë dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë ACSTirana@state.gov me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pasaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri.

Për informacion të mëtejshëm, klikoni këtu: https://bit.ly/2Upn52A”, shkruan ambasada.

Usa

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here