Propagandë!! Urime lali Eri…merr qumësht nga qyteti dhe e çon në fshat!

0
197

Edhe pse në një situate tejet të vështirë, ku askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas, ka prej atyre politikanëve që vazhdojnë si përherë propagandën e tyre.

Një prej tyre është edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili di si ti shfrytëzojë situata të tilla. Sigurisht pa bërë asgjë konkrete.

Në shfaqjen e tij më të fundit, Veliaj ose siç e përkëdhelim ne “Lali Eri” u pa në një prej fshatrave të kryeqytetit duke shpërndarë ndihma për pensionistët dhe njerëzit në nevojë.

Dhe për të plotësuar show-n e tij, Veliaj kishte zgjedhur të çonte në fshat pikërisht atë çfarë qyteti merr prej tij, qumështin.

Por kjo nuk mund ti shpëtonte mjeshtrit të memeve, Genc Sejko, që lëshon perlën e rradhës në Facebook.

“Unike! Vetëm Erioni i Bashkisë e ka aftësinë që të marrë qumësht nga qyteti dhe ta çojë në fshat. Javës tjetër do iu sjellë qepë të njoma”, shkruan mbi meme Genc Sejko.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here