Denoncim “bombë” nga Alibeaj: Në luftë me COVID 19 por qeveria jep 4 tendera me vlerë 7 mln euro…

0
187

Nga selia e PD-së, Enkelejd Alibeaj denoncoi një vendim që sipas tij ka ndërmarrë qeveria shqiptare në një kohë që vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Sipas tij, qeveria Rama ka firmosur 4 tendera, me vlerë vlerë 7 mln euro, të cilat duhen anuluar, pasi qytetarëve nuk iu shërbejnë në këto moment.

“Flet për luftë me koronavirusin kryeministri, por dje dha 4 tendera me vlerë 7 mln euro që s’kanë lidhje me shëndetësisnë, ndihmën sociale apo bizneset e mbyllura. Shqipëria nuk e ka luksin për beton në këto kohë, këto tendera duhen anuluar”, -tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here