Kurti zbulon ‘ofertën e Thaçit për ndarjen e Kosovës’

0
142

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet mocioni i mosbesimit ndaj tij, se duhen më shumë se 100 orë për të treguar sukseset e qeverisjes. Ai tha se është krenar me arritjet e qeverisë.

Kurti tha se nuk i dhimbset qeveria, por qytetarët që e kanë votuar. “Mua nuk më dhimbset kjo qeveri e aq më pak vetja, më dhimbset populli se çka po i bëhet me këtë mocion”, tha Kurti.

Kurti tha se pazari presidencial kërkon ta rrëzojë qeverinë e tij për të nisur pazaret.

“Nuk rrëzohet qeveria për një ministër. Veç nëse ai ministër është plan. Nëse ministri është plan, atëherë bie qeveria. Unë nuk kam qenë i vetëdijshëm që është plan”, tha Kurti.

Kurti tha sot se i pari i shtetit, Hashim Thaçi ia ka konfirmuar se ka një marrëveshje të gatshme Kosovë – Serbi.

Kurti ka deklaruar se arsyeja se pse qeveria po rrëzohet është marrëveshja Kosovë-Serbi që përfshin shkëmbimin me territore. Ai thotë se këtë ia ka konfrimuar edhe vetë presidenti në takim.

“Ka marrëveshje të fshehtë, ma konfirmoi presidenti dhe më tha ‘hiqe taksën shkojmë në SHBA e heqim Serbinë”, ka thënë Kurti.

“Këto pazare nuk mund të me kenë mua si bashkëpunëtor”, tha Kurti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here