Meta flet për disa skenarë ndërkombëtarë dhe kombëtarë/ Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare…

0
105

Presidenti Ilir Meta ka folur për disa skenarë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, nga kriza e pandemisë me koronavirusin që ka prekur shumë vende të botës, për të cilat ai tha se do i diskutojë nesër në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, në emisionin “Përballë”, Meta tha se tani është momenti për të diskutuar edhe një herë, jo vetëm për masat e marra deri tani, por edhe rreth parashikimit mbase për një plan më afatgjatë, në varësi me skenarët e zhvillimit të kësaj pandemie.

Pyetje: Ju dje njoftuat që keni ndërmend të thërrisni mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, një organ konsultativ. Kjo mbledhje do të jetë virtuale apo do të jetë këtu në selinë e Presidentit të Republikës?

Presidenti Meta: Do të ketë në konsideratë situatën e veçantë dhe respektimin edhe të distancave sociale për këtë rast.

Pyetje: Cila është arsye le të themi apo gjëja që ju shqetëson më shumë ose problemi kryesor që kërkoni të diskutoni në këtë mbledhje?

Presidenti Meta: Bashkëpunimi ka qenë i vazhdueshëm për përballimin e kësaj sfide të re dhe tërësisht të pazakontë. Tani është momenti për të diskutuar edhe një herë, jo vetëm për masat e marra deri tani, por edhe rreth parashikimit mbase për një plan më afatgjatë, në varësi me skenarët e zhvillimit të kësaj pandemie në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar.

Njëkohësisht do përqëndrohemi edhe tek skenarët e ndikimit në ekonomi, në jetën sociale, në mënyrë që në çdo aspekt të jemi sa më të mbrojtur dhe të dalim nga kjo situatë e jashtëzakonshme me sa më pak pasoja, si për sa i takon shëndetit të qytetarëve tanë, por edhe ekonomisë tonë kombëtare dhe familjare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here