“Dy ditë ka qenë në pavion pastaj…”/ Mjeku Arjan Harxhi tregon detajet për vdekjen e 43 vjeçarit me koronavirus

0
98

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi ka deklaruar në emisionin “Real Story” në “News 24”, se 43-vjeçari nga Kavaja i infektuar me COVID-19, ishte pak mbipeshë, por nuk kishte probleme të tjera shëndetësore. Ai theksoi se kjo sëmundje në individë të caktuar ka një ecuri të rëndë, që ju merr edhe jetën , e cila ndodhi edhe në rastin e 43-vjeçarit.

“I ndjeri humbi jetën në reanimacion. Dy ditë ka qenë në pavion pastaj kur filloi të shfaqte shenjat e rëndesës pacienti u transferua në kujdes intensiv për një terapi më intensive por për fat të keq nuk i rezistoi këtij vrulli të madh të kësaj sëmundje që i mori jetën.

Nuk kishte që ato tradicionalisht që i kemi përmendur por ishte pak mbipeshë. Ishte i shëndetshëm. Ndodh ajo që ka ndodhur me mijëra raste të tjera që kjo sëmundje në individë të caktuar ka një ecuri të rëndë, fulminante, severe për arsye të ndryshme, qoftë me formën e sëmundjes, me reagimin e organizimit, me gjendjen e tij imunitare që çon në këtë lloj çedimi, në këtë lloj situate të rëndë.

E kemi parë dhe në literaturë në raste të tjera. Mesazhi i Fundit të OBSH është që kjo sëmundje nuk kursen jo veç për përhapjen e infeksionit por dhe nga rëndesa as moshat e reja. Duhet të jenë më të kujdesshëm”, deklaroi Harxhi.

Një ditë më parë në spitalin Infektiv në Tiranë humbi jetën 43-vjeçari nga Kavaja, i infektuar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ai ndodhej në frymëmarrje të drejtuar (respirator), por nuk shpëtoi. Sipas ministrisë përveç obezitetit, 43-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here