Daljet publike te mjekut Brataj, a duhen te izolohen ata që kanë pasur kontakt fizike më të?!Nga Manastirliu…

0
118

 

 

Sot është njoftuar se Drejtori i Urgjencë Kombëtare, Skënder Brataj, është prekur nga koronavirusin Covid-19. Rezultati i analizës së tij ka dalë pozitiv.

Aktualisht Brataj ndodhet në karantinë.  Ministrja e shëndetësisë ka raportuar pak orë më parë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, pa komplikacione. Por siç e dini, ky është mjeku me daljen më të lartë publike, në media dhe në takimet me gazetarët.

Po ashtu ai është ndër të parët që ka dalë në njoftimet për covid 19, siç qe rasti i datës 10 mars së bashku, në krah të mjekeve, ministres, ne konference per mediat krah per krah me zv.ministren, ne emisionin e Fevziut…Lëvizja pra e mjekut ka qenë e lirë. Si rregull te gjithe personat e kontaktit me shefin e Urgjences Mjekesore duhen te karantinohen per 14 dite.

Por, tanimë në internet po shpërndahen çaste të fiksuara të daljeve dhe takimeve të tij publike, ku për ironi kërkohet edhe izolimi i personave që e kanë shoqëruar. Për këtë deri tani s’është thënë asnjë fjalë. Megjithatë ironia më e madhe shkon për izolimin e detyrueshëm që duhet të bëjë ministrija e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ne urojmë që askush të mos jetë prekur nga mjeku, dhe gjtihashtu ai të gëzojë shëndet e t’ja hedhë sa më shpejt kësaj gjendjeje, pasi është një nga njerëzit më aktivë në këtë situatë të rëndë, që po kalon Shqipëria, bashkë me gjithë pjesën tjetër të botës.

Situata në vend po njeh zgjerimin e hartës, si në jug e veri.

Brataj është pjesë e task forcës së Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin.

Deri në këto momente në vendin tonë janë infektuar me Covid-19, 123 persona dhe kanë humbur jetën 5 persona. I gjithë vendi vijon të jetë në karantinë, në tentativë për të ndalur përhapjen e koronavirusit dhe për të evituar kolapsin e sistemit shëndetësor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here