Rama publikon videon, nxjerr me fytyrë vajzën e re/ Flet e prekura nga koronavirusi në Shqipëri…

0
119

Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme videon e një vajze të re, e cila shprehet se është ë infektuar me koronavirus.

E reja, identifikohet si e infektuara 69 nga covid-19.

Ndërkaq Rama shkruan se ajo do të ja dalë dhe nuk do të jetë vetëm në asnjë moment.

Mesazhi i Edi Ramës:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm

Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithë ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht!

Por ti meriton edhe një falenderim të megjithëzemërt, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi, ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po e kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë!

Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde.

Përqafime nga larg dhe me patjetër do të takohemi kur të mbarojë lufta

Edi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here