Mesazh në telefonin e Eni Vasilit/ Një person ‘hiqet’ si Basha dhe dërgon mesazhe për Ramën

0
149

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin “Open”, ku është diskutuar për krizën e shkaktuar nga koronavirusi. Në një moment, drejtuesja e emisionit, Eni Vasili tha se kryetari i opozitës, Basha, ka ndërhyrë në emision, nëpërmjet një mesazhi telefonik, që i ka dërguar asaj, ku pyestë nëse Rama do të largohet dhe t’ja lërë qeverisjen atij. Kryeministri Rama, tha se kreu i opozitës është në gjumë dhe sheh ëndrra.

Më pas, u sqaruar nga Lulzim Basha i vërtetë, se nuk ka dëguar asnjë sms dhe se dikush tjetër, po dërgon këto mesazhe dashakeqe.

Eni Vasili: Më sjell një mesazh kryetari i Partisë Demokratike, zoti Basha, thotë a mund të largoheni dhe të marr frenat e qeverisë?

Edi Rama: Nuk duhet t’ja vëmë re, se me siguri është në gjumë dhe shtyp tastierën në funksion të një ëndrre që ka. Si mund ta bëjë këtë pyetje. Dikush mos i ka marrë telefonin, se është jashtë cdo imagjinate.

Më pas Eni Vasili lajmëroi se kryetari i opozitës, ka sjellë një sms ku shkruan se nuk ka dërguar mesazhe dhe se këtë mund ta ketë bërë propaganda e kundërshtarëve.

Eni Vasili: Lulzim Basha më shkruan dhe thotë: “Nuk kam çuar mesazh dhe në fakt as nuk po e ndiqja. Herë tjetër të lutem kontrollo zyrat e propagandës së qeverisë, për këto mashtrime dhe dezinformime, duke shkelur çdo ligj dhe normë”. Okej, nuk e di se si ky mesazh ka përfunduar në celularin tim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here