Koronavirusi shënon viktimën e dytë, Berisha: Testim për të gjithë punonjësit dhe të sëmurët e spitalit “Shefqet Ndroqi”

0
137

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar nepermjet nje statusi ne Facebook, nga shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së të ndjerit nga koronavirusi.

Nder te tjera Berisha thote se urgjentisht i gjithe spitali ‘Shefqet Ndroqi’ duhet te futet ne kranatine pasi rrezikon te kete te prekur te tjere.

 

Postimi i plote:

Sot, viktima e dytë e epidemisë së koronavirusit. Ky ishte i sëmuri, që u mjekua në spitalin “Shefqet Ndroqi” për 22 ditë me radhë për difiçit respirator.

Le të shprehim ne, ngushëllimet më të ndjera familjes së të ndjerit dhe t’ju urojmë shërim të plotë të gjithë të sëmurëve të prekur nga kjo virozë dhe të gjithë të infektuarve.

Gjithashtu, ju ftoj të përshëndesim dhe shprehim mirënjohje ndaj të gjithë mjekëve, infermierëve, sanitarëve të vendit, për punën vetëmohuese që bëjnë.

Shtoj këtu se, njëlloj si viktima e parë e spitalit të Durrësit, edhe ky rast fatkeq u injorua plotësisht në rrafshin epidimiologjik; thuhet se kërkesa e mjekëve për testim ra në vesh të shurdhër dhe testimi u bë me vonesë dhe po me vonesë u bë dhe transferimi i tij në reanimacionin e Spitalit Infektiv, të specializuar për trajtimin e rasteve të tilla të rënda.

Për shkak të këtij qëndrimi, në spitalin “Shefqet Ndroqi” u krijua një bombë virale; deri tani janë 8 bluza të bardha të infektuara dhe një numër krejt i panjohur individësh të tjerë, personel e vizitorë të këtij spitali.

E konsideroj të domosdoshme vendosjen në karantinë të plotë dhe testin për të gjithë punonjësit dhe të sëmurët e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here