Bozdo: Rama pranoi propozimet e Bashës, por janë dhe 6 të tjera të cilat janë urgjente…

0
107

Ish- zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në qeverinë e PD, Enno Bozdo e ka cilësuar pozitiv hapin që mori Rama për të nënshkruar me Guvernatorin e BSH Gent Sejko shytrjen e kredive bankare për 3 muajt e ardhshëm.

STATUSI I ENNO BOZDOS

Me propozim të Lulzim Bashës dhe me dakordësinë e Governatorit, më në fund po mundësohet shtyrja e detyrimeve te kredive bankare për një periudhë tre mujore. Edi Rama vendosi t`i bashkëngjitej propozimit të Lulzim Bashës në çastin e fundit, pasi vetëm 24 orë më parë e kishte cilësuar këtë propozimin si “maskaradë”.

Gjithsesi, fakti që Rama mundi të kapërcejë me sukses mbi kompleksin tij ndaj Lulzim Bashës, meriton të vlerësohet pozitivisht.

Shpresojmë gjithashtu që Guvernatori t’i shkojë deri në fund kësaj mase duke mos u bërë palë e lojës politike.

Ky është një lajm shumë i mirë për bizneset dhe ekonominë në këto çaste vërtet shumë të veshtira që po kalojmë. Është një masë që e kanë zbatuar dhe po e zbatojnë sot të gjitha vendet e BE-së të prekura nga epidemia.

Por të mos harrojmë: në mënyrë që të bëjë efektin e duhur, kjo masë e vlerësueshme duhet të shoqërohet edhe me masat e tjera që kryetari i opozitës ka kërkuar që prej dy javësh. Janë të paktën gjashtë prej tyre të cilat duhet të implementohen urgjentisht. Vetëm kështu, me masat e kombinuara, do të kemi mundësi të ndihmojmë maksimalisht bizneset, punonjësit dhe ekonominë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here