Shqipëria në karantinë, Sirianët “thyejnë” shtetrrethimin e qeverisë

0
133

Shqipëria është futur në karantinë prej ditesh duke kufizuar lëvizjet e qytetareve, por në Rrugën e Kombit janë parë rreth 7 shtetas sirianë.

Ata kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin për në Kosove, si trampolinë për vendet e BE por nuk ia kanë dalë. Të shtatët janë kapur nga policia e Kukësit dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit. Mësohet se shtetasit sirianë pas dhënies se dëshmisë do të përgatitet procedura e transferimit e tyre drejt qendrës pritëse të emigrantëve në Babrru të Tiranës.

Ky rast nuk është i pari pasi në Kukës shikon shpesh grupe të rinj nga Siria që kërkojnë të kalojnë me çdo kusht në Kosovë, duke shfrytëzuar të gjitha rrugët e mundshme qoftë edhe ato të ndihmës për kalim të paligjshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here