Organizatat kërkesë Manastirliut/ ‘Çfarë masash keni marrë për importin e pajisjeve për terapi intensive për Covid-19’

0
116

Shqiperia po perballet prej ditesh tashme me virusin e frikshem covid-19.

Ndaj per tu informuar rreth kapacitetit qe ka vendi yne per te perballur situaten, dy organizata, Together For Life dhe Instituti Shqiptar i Shkencave, i janë drejtuar me një kërkesë ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. ku i kërkojnë informacion mbi masat dhe kapacitetet që kanë marrë për terapinë intensive të Covid 19.

Konkretisht në kërkesë kërkohet informacion sa janë rritur kapacitetet me mjete logjistike në javën e fundit. Cilat  janë marrë masa për blerje dhe import të pajisjeve për terapi intensive, në sa raste janë bërë dhurime dhe a është kërkuar ndihmë nga Kina (e cila nuk e ka mbyllur ende exportet) për aparatura
KËRKESË PËR INFORMIM
Lënda: Kërkesë për Informim mbi masa kapacitete import terapi intensive  Covid 19
Për: Ministrinë e Shëndetësisë Zonja Ogerta MANASTIRLIU – Ministre
Nga: Together for Life (OJF) dhe Instituti Shqiptar i Shkencave / Open Data Albania OJF
E nderuar zonja Ministre,
E nderuar zonja Drejtore e Operatorit Qendror të Shërbimeve Shëndetësore,
Duke shprehur konsideratë dhe duke uruar rezultate pozitive në punën tuaj, në emër të dy organizatave Together for Life (OJF) dhe Instituti Shqiptar i Shkencave / Open Data Albania OJF,  po parashtrojmë  kërkesën për informim si më poshtë. Kërkesa synon të nxisë transparencë, llogaridhënien dhe besimin publik.
Konkretisht kërkohet informacion sa janë rritur kapacitetet me mjete logjistike në javën e fundit. Cilat  janë marrë masa për blerje dhe import të pajisjeve për terapi intensive, në sa raste janë bërë dhurime dhe a është kërkuar ndihmë nga Kina (e cila nuk e ka mbyllur ende exportet) për aparatura të terapisë intensive si vijon:
Aparate Respirator;
Monitor Pacienti;
Shtrat i Lëvizshëm për Terapi Intensive;
Shiringa Elektrike;
Linja furnizimi me Oksigjen air dhe vakum
Defibrilator
Elektrokardiogramë. etj
Në përfundim qëllimi i kësaj kërkese është informacion mbi kushtet dhe garancitë për Terapi Intensive.
Lutem na përcillni përgjigjet sipas pikave në adresën tonë të emailit duke bërë edhe përditësim të përgjigjes në ditët në vijim. Ju urojmë punë të mbarë dhe suksese!
Mbetemi në pritje,
Me respekt
Eglantina BARDHI – Drejtore Ekzekutive shoqata Together for Life ebardhi@togetherforlife.org.al
Aranita BRAHAJ – Drejtore Ekzekutive Instituti Shqiptar i Shkencave / Open Data Albania OJF aranita.brahaj@ais.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here