‘Nisi java që ngre furtunën’, 4 më të rinjtë me koronavirus….

0
129

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se sot nis “java që ngre furtunën” e koronavirusit në Shqipëri.

Po ashtu, ai ka treguar se cila është gjendja e të sëmurëve me koronavirus të shtruar në Reanimacion dhe moshën e gjithsecilit prej tyre. Shihet se më të rinjtë janë katër të moshës 30-49 vjeç.

Rama shkruan: “Sot, në vigjilje të javës që sipas të gjitha statistikave ngre furtunën, kemi të shtruar 20 motra e vëllezër, nga të cilët

10 janë të moshës 60-85 vjeç
6 janë të moshës 50-60 vjeç
4 janë të moshës 30-49 vjeç

Vetëm 3 prej të shtruarve janë në Reanimacion dhe 1 prej tyre me frymëmarrje të drejtuar. të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme dhe 3 nga këta shfaqin shenja inkurajuese përmirësimi

Zoti u dhëntë mjekëve e infermierëve që kujdesen për ta të gjithë forcën e frymëzimin që u duhet dhe lutjet tona lehtësofshin rrugën e kthimit në jetën normale të çdonjërit prej të shtruarve”.

Të dhënat e publikuara nga Rama:

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here