Situata alarmante, Rama ‘qahet’ nga vila në Surrel: Po heq keq, po s’kam ku shkoj…

0
141

Ndërsa kryeministrat e të gjithë vendeve që janë në emergjencë për shkak të koronavirusit, janë në krye të detyrës, ndryshe ndodh me atë që po drejton qeverinë nga vila e tij në Surrel.

Ai tha sot se po e drejton qeverinë duke punuar online me ministrat veçanërisht me atë të Shëndetësisë.

Ai tregon gjithashtu çfarë bën në shtëpi gjatë ditës.

Rama:

Si po ia kaloni me sikletin e mosdaljes nga shtëpia?

Unë po heq keq po s’kam ku shkoj. Punoj online me ministrat. Flas non stop me Ogertën (ministrja e Shëndetësisë), marr të dhënat dhe porositë e ekspertëve, lexoj çfarë shkruhet për epideminë nëpër botë, ndjek kolegët çfarë thonë nëpër Evropë.

Luaj me Zahon që një e dy më thotë; laj duart, hap dritaret dhe hyj hera herës këtu për të shikuar komentet dhe shqetësimet tuaja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here