Kalo thirrje mjekëve shqiptarë në Europë: Na ndihmoni….na duhen njerëz

0
113

Mjeku i njohur, Prof.Dr. Isuf Kalo, tha se nisma e ministrisë së Shëndetësisë për të thirrur mjekët në pension, madje edhe studentët që t’i japin një dorë atyre që shërbejnë në sistemin parësor me qëllim që të përballojnë sëbashku emergjencën e krijuar nga përhapja e koronavirusit është mjaft e mirë.

Ai i bëri apel ndër të tjera të gjithë mjekëve shqiptarë që punojnë në Europë, të vijnë e të ndihmojnë Shqipërinë, të bëjnë një xhest patriotik.

‘Unë them që gjërat po shkojnë kështu, pra ky izolimi i popullsisë po bëhet që të shtyhet sa më shumë piku i përhapjes së virusit, që të ketë pak raste të reja, që të mos ketë shpërthime të menjëhershme, thuhet që kemi pak respiratorë, mungesë kemi dhe tek stafi.

 

I bëj apel edhe pensionistëve që të aplikojnë, unë i pari jam ofruar edhe studentëve i është bërë thirrje të japin kontribut. Apel i bëj kolegëve tanë që janë në Europë, të vijnë për një gjest patriotik, të na ndihmojnë’,- tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here