Shkurt! Mos dilni nga shtëpia. Penalitete për qytetarët që dalin e s’kanë dokument që lejon lëvizjen…

0
110

Sot janë ashpërsuar masat, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Me 23 të infektuar, dhe 1 viktimë, koronavirusi u shtri në pesë qytete shqiptare, me tetë raste të reja konkretisht: Tiranë – 16 raste. Durrës – 3 raste (njëra prej të cilave ka ndërruar jetë). Lushnje – 1 rast. Elbasan – 2 raste. Rrogozhinë – 1 rast.

Më poshtë keni vendimet që janë marrë sot, që lidhen me qarkullimin e makinave, por edhe të këmbësorëve: 

-Nga dita e nesërme në orën 6 të mëngjesit deri të dielën në mesnatë, nuk do të lejohet asnjë makinë private apo mjeti transporti urban në rrugë brenda dhe jashtë Tiranës, po ashtu në Durrës.

-Gjithashtu, mbyllet qarkullimi në të njëjtin afat të makinave private dhe urbanëve në Shkodër, Lezhë, Elbasan Lushnje, Fier dhe Vlorë.

Do të lejohen:

-Vetëm autoambulancat që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra.

Do të lejohen vetëm makinat e punonjësve të insitucioneve shtetërore të cilët e kanë punën larg dhe në pamundësi për të udhëtuar në këmbë.

-Këta persona do duhet të kenë me vete mjet identifikimi që vërteton që është një punonjës i një institucioni shtetëor.

-makinat e televizioneve do duhet të akreditohen nga Drejtoria e Policisë së Shtetit.

-Do të lejohen vetëm ata persona që kanë për të marrë një të afërmin e tyre në aeroportin e Rinasit, por më parë, me detyrim, do duhet të telefonojnë në dy numrat 112 dhe 129 dhe të japin detajet të këtij udhëtimi dhe mjet identifikimi me vete.

Nuk do të lejohen

-qytetarët që kanë qenë tre javët e fundit në vendet e prekura me koronavirus, si Itali apo Greqi.

-E kanë me detyrim të qëndrojnë në vetëkarantinim në shtëpi, ose në raste të përkeqësimit të simptomave nëse janë infektuar, të telefonojnë numrin 127.

-Policia ka shtrirë kontrolle në 66 pika vetëm në Tiranë dhe nëse ndalohet një person që ka qenë jashtë, në vendet e prekura, do të gjobitet me 5 mijë euro.

-Edhe qytetarët që nuk kanë qënë në zonat me koronavirus, duhet të shmangin daljet në publik. Por në pamundësi, për shkak të punës duhet të ketë me vete mjet identifikimi.

-Në rast ndalimi nga policia bëhet regjistrimi dhe shikohet përmes sistemit Tims dhe të dhënave të tjera përmes skedave nëse personi ka qenë jashtë Shqipërie ose jo.

-Lokalet janë mbyllur që mbrëmjen e djeshme, dhe në rast shkeljesh, gjoba është 20 milionë lekë. Masa të tjera të kufizimit të lëvizjeve, pezullimit të aktiviteteve, mbylljes së institucioneve arsimore etj janë njoftuar më herët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here