Shehu paralajmëron kolaps: Njeë rast për të ilustruar pa efekshmerinë e rrezikun e kësaj “strategjie”

0
80

Ish-ministri Tritan Shehu ka treguar sot një rast të një zonje e cila kishte dyshimet e saj për koronavirusin, për shkak të kontakteve që kishte pasur me disa italiane, por nuk kishte gjetur zgjidhje duke telefonuar në numrin e vënë në dispozicion nga Urgjenca Kombëtare, 127.

Edhe vetë Shehu thotë se ka dyshimet e tij për infektimin e saj dhe thotë se “tashme si kjo zonje ka me mijera qytetare, do kete shume me teper ne ditet qe vijne”.

Tritan Shehu vë theksin tek ngërci me sistemin shëndetësor dhe paralajmëron kolaps, duke kritikuar faktin se është mënjanuar sipas tij roli i mjekut të familjes.

“Ndryshoni “strategjine”, vendosni mjekun e familjes ne rolin e tij, jemi shume vone e te pa pregatitur, jo per “panik” kjo, por per te evituar me te keqen”, shkruan Shehu.

Postimi i plotë

Nje rast per te ilustruar pa efekshmerine e rrezikun e kesaj “strategjie”.
Dje u ndodha perballe ankesave shendetesore te nje zonje, ankesa qe me bene te dyshoja per nje infektim te mundshem me ate virus dhe nga fakti se zonja ne fjale deri para disa ditesh, per aresye te punes se saj, kishte pasur kontakte te aferta me shume italiane.

Ajo punonjese kishte telefonuar nje dite me pare tek 127, i kishte shpjeguar gjendjen, por pergjigja kishte qene, ata nuk mund ta asistonin per shkak te listes shume te gjate te kerkesave qe kishin e sepse ajo nuk mund te vertetonte nese ndonje nga italianet ishte i kontaminuar!!!!!

Per cudine time nuk ju dha as edhe ndonje keshille per te kontaktuar mjekun e familjes, jo te mendohej se vete 127 ta bente kete lidhje te domosdoshme!
Ne keto kushte une vete si mjek i telefonova drejtuesve te larte te atij sektori, i shpreha dyshimet e mia, qe shpresoj mos te konfirmohen.

Ne fakt ajo u kontaktua nga 127 mbas kesaj, por pergjigja ishte e njejte, ”mjekohu ne menyre simptomatike ne shtepi se nuk kemi mundesi te dergojme specialist”, perseri asnje lidhje me mjekun e familjes.

Tashme si kjo zonje ka me mijera qytetare, do kete shume me teper ne ditet qe vijne, ndersa sistemi i konceptuar ne menyre paradoksale po futet ne kolaps edhe sepse ka lene jashte loje mjekun e familjes e kujdesin paresor.

Imagjinoni kur ky sistem nuk asiston apo kordinon dot edhe ne qender te Tiranes ku banon ajo zonje, se si mund t’i asistoje keshtu pacientet 127-ta ne qendrat e largeta, ne Vermosh a Cepo, ne Dumre…

Ndryshoni “strategjine”, vendosni mjekun e familjes ne rolin e tij, jemi shume vone e te pa pregatitur, jo per “panik” kjo, por per te evituar me te keqen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here