Manjani publikon mesazhin e mjekut, apel kompanive celulare: Lironi linjat telefonike nga mesazhet e qesharakut…

0
108

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka drejtuar një apel kompanive celulare për të liruar linjat telefonike nga mesazhet e Edi Ramës, që e quan një “qesharak”.

Manjani shkruan se mesazhin ia ka dërguar një mjek, ndërsa shprehet se “në ato valë komunikimi, kanë nevojë mjekët të flasin me shpejtësi. Janë në detyrë ata skanë kohë të humbin me larje duarsh e prerje thonjsh. Aq më pak me përqaf-je e pasqafje”.

Postimi i Manjanit

O të nderuara kompani celulare!

Lironi linjat telefonike nga mesazhet e qesharakut.

Në ato valë komunikimi, kanë nevojë mjekët të flasin me shpejtësi. Janë në detyrë ata skanë kohë të humbin me larje duarsh e prerje thonjsh. Aq më pak me përqaf-je e pasqafje.

Mjaft dreqi e mori! Kush s’e ka marrë vesh se duhet të lajë duart, ska për ta marrë më vesh.

Lini mjekët të komunikojnë sa më shpejt!

P.S. Ma kërkon një mjek në detyrë këtë mesazh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here