Edi Rama nuk përmbahet dot. Ai u është futur abonentëve të kompanive celulare edhe në telefonat e tyre, duke u bërë thirrje atyre të hapin dritaret dhe të ruhen nga mediat”. Kur ti merrje një të njohurin tënd në telefon, përpara se të lidheshe më të në celular të shfaqej zëri i kryeministrit që ndërhyn brutalisht në një marrëdhënie private për të sharë mediat e vendit të tij, që deri më tani i kanë bërë jehonë tre skandaleve: maskave të skaduara, mjekeve qe shkojnë të papajisur tek të infektuarit dhe gënjeshtrave të zv.ministres së Shëndetësisë, për pacienten tashmë të vdekur.
“Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa te mundesh. Ruaju nga mediat. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!,“-shprehet kryeministri.