Të shtëna me armë zjarri në Fier, në shënjestër një 35-vjeçar. Policia tregon çfarë ndodhi mbrëmjen e sotme

0
135

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Fierit.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij.

Njoftimi:

Rreth orës 17:30, në lagjen “11 Janari”, pas një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. Rr, 35 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here