Të lutem o Zot, koronavirusi të mos marrë më asnjë jetë!

0
143

Nga Dom Gjergj Meta

 

Një lutje prag mbrëmje …

Lutem që koronavirusi të mos marrë më asnjë jetë,
Por dua që hyrja e tij në jetët tona të na nxisë të ndryshojmë jetë;

Lutem që ky virus të mbarojë sa më shpejt,
Por dua që të mos mbarojë dëshira jonë për t’i dhënë një kuptim jetës;

Lutem që spitalet tona të zbrazen sa më shpejt nga të sëmurët me koronavi,
Por dua që spitalet tona pas kësaj të jenë vendi i kujdesit për njeriun;

Lutem që mjekët dhe infermierët tanë të marrin frymë lirshëm nga lodhja që kanë,
Por dua që e gjitha kjo t’i shtyjë ata drejt humanizmit dhe kujdesit për njeriun;

Lutem që kufijtë tanë të hapen sa më shpejt e të lëvizim të lirë,
Por dua që këto kufij të mos jenë më mure që na ndajnë nga njëri-tjetri;

Lutem që të gjendet sa më shpejt ilaçi kundër koronavirusit,
Por dua që industritë farmaceutike të jenë në shërbim të shoqërisë.

Lutem që sa më shumë ta ndihmojmë njëri-tjerin,
Por dua që kjo të vazhdojë edhe kur koronavirusi të mos jetë më.

Dua dhe lutem. Lutem dhe dua. Lutem sikur gjithçka të varej prej Hyjit e dua sikur gjithçka të varej prej meje.

Ndaj të lutem o Zot! Na ndihmo të bëjmë çka është e duhur e të mos harrojmë çka është me vlerë për vete e për të tjerët. Na jep dashuri për jetën tonë dhe të tjerëve!

Një natë të qetë me Zotin e dashurisë në zemër!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here