Koronavirusi/ Mjeku Tritan Shehu propozon 4 masa urgjente që duhet të ndërmarrë qeveria: Nga shtimi i respiratorëve, te shpërndarja e karantinave

0
87

Ish-deputeti i PD-së, mjeku Tritan Shehu në situatën e përballjes me koronavirusin, ka propozuar katër masa që duhet të ndërmarrë qeveria shqiptare, duke parë dhe shembujt dhe problematikat që po has sot Italia.

Shehu propozon që të ketë karantina të shpërndara dhe jo të përqendrohen sipas tij në një vend siç po behet me Durrësin.  Tritan Shehu thote se duhet të aktivizohen klinikat e sëmundjeve infektive në çdo qark, më sëpaku 20-25 shtretër, pasi përqendrimi vetëm në Tiranë është e rrezikshme.

Postimi i plotë:

“Rama te nxjerre konkluzione nga “paniku”, qe po përhap Merkel!

Dje Merkel deklaroi duke hapur “panik” se “mund te kontaminohen 60-70% e popullsisë se Gjermanisë”, për realizëm e si baze strategjike e përballje.

Në këto kushte duke ndjekur edhe strategjinë gjermane si dhe atë te Italisë, përpjekjet përveç atyre epidemiologjike te përgjithshme, duhen koncentruar me urgjence edhe ne Shqipëri ne disa kolona, pavarësisht kohës se çmuar te humbur qe prej fundit te janarit:

1- Forcimi e konkretizimi i punës së Kujdesit Parësor me baze mjekun e familjes, si lidhesi direkt me popullatën e identifikuesi kryesor i rastevete dyshimta. Kjo kërkon menjëhere pajisjen e këtij sektore, mbrojtjen e personelit e instruktimin e tij. Qytetaret duhet te komunikojnë 24 ore mbi 24 me mjekun e tyre te familjes dhe ai me tej te japë alarmin e te kërkojë mbeshtetje. Teoria e koncentrimit te të gjithë Shqipërisë te 127-ta shume shpejt do te çoje ne kolapsin e saj.

2- Rastet e dyshimta si kontakte të afërta me të infektuarit duhet te vendosen ne disa Karantina speciale te shpërndara. Teoria e një karantine ne Durrës për te gjithe Shqiperine është iluzion qe do çoje ne kolaps. Ajo e vetë karantinimit në përgjithësi për këta është Falimentimi i Shtetit.

3- Aktivizimi menjëherë i klinikave te sëmundjeve infektive ne çdo Qark me se paku 20-25 shtreter secila. Teoria e koncentrimit te te gjithë te infektuarve ne Tirane është e rrezikshme dhe shpejt do te çojë ne kolaps. Aventure do te ishte lenia masive e te sëmure me simptoma te lehta ne shtëpi.

4- Shërbimi i Reanimacionit tashme qartësisht është baza e uljes se mortalitetit nga ky virus dhe kjo kërkon një koncentrim te përpjekjeve. Ketë theksoi dhe Merkel dje si koncept strategjik, ketë po bën edhe Italia qe dislokoi 1 Miliard Euro për dyfishimin e posteve te reanimacionit ne dy jave dhe qe deri te shtunën de te ketë instaluar 4000 respiratorë te rinj.

Ne kushtet tona edhe pse me një vonese 45 ditësh nga kërkesa, ne një situate absolutisht te pa përshtateshe te reanimacioneve për te perballuar nje fluks te madh pacientesh te tille, është e domosdoshme hapja si fillim e rreth 200 posteve te reja Terapie Intensive komplete, te shpërndare ne Tirane dhe ne qendrat kryesore te vendit, se koncentrimi i te gjitha rasteve te tilla ne Qendër do te jete i pa mundeshim e do te çojë ne kolaps.

Këto masa urgjente, tashme te vonuara, duhet te implementohen duke shfrytëzuar te gjitha mundesite, me nje financim te menjëhershëm emergjent per sistemin prej disa dhjetra miliona euro”, thekson Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here