Koronavirusi/ Rama ka vendosur të kopjojë një tjetër propozim të Bashës….

0
103

Qeveria ka vendosur ti japë leje 2 javorë një prindi që është në marrëdhënie pune.

Vendimi do të merret pas mbylljes së çerdheve, kopshteve dhe shkollave, ku fëmijët kanë mbetur vetëm dhe pa kujdes në shtëpi.

Qeveria vendosi caktimin e datave 10 deri më 23 mars ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestar të fëmijëve.

Edhe këtu duket se Rama ka vendosur që të kopjojë një tjetër propozim të bërë nga kreu i opozitës Lulzim Basha.

Basha shkruajti dje se qeveria duhet të kompensojë prindërit që janë marrëdhënie pune.

‘Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura’, shkruante dje Basha në Twitter.

Në të njëjtin vendim, Këshilli i Ministrave i bën thirrje punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, në po të njëjtat data, 10 deri më 23 mars.

Vendimi i miratuar sot nga qeveria hyn në fuqi menjëherë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here