Vasili thirrje të fortë Ramës: Pandemia në një moment kritik. Mjaft i përdore paratë e shqiptarëve për oligarkët

0
63

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së, kërkon nga qeveria që të marrë masa kundër koronarvirusit që ka prekur rreth 5 mijë persona në Itali.

Sipas tij, pandemia ka hyrë në një moment kritik jo vetëm në Itali por edhe në Greqi kur numri i të prekurve vazhdon të rritet.

 

Postimi i plotë i Vasilit:

Edi Rama shqiptaret paguajne taksa qe te mbrohen nga coronavirusi!

Pandemia nga coronavurusi ka hyre ne nje moment kritik pasi Italia vazhdon te kete nje situate teper te rende si dhe ne Ballkan vecanerisht ne Greqi ku rastet kane pesuar rritje te menjehershme,por edhe cfaqja ne vende te tjera te rajonit.

Duhen perforcuar masat sanitaro epidemiologjike ne Shqiperi me shume se kurre.

Keto masa kerkojne para se gjithash materiale mjeksore te bollshme dhe mbrojtjen e personelit mjeksor me cdo kusht si armata qe perballon ne vije te pare pandemine.

Është jetike te vendoset gjithë financimi i nevojshëm. Ky financim aktual është tërësisht i pamjaftueshëm.

Edi Rama shpenzo taksat qe shqiptaret paguajne per te garantuar mbrojtjen e personelit mjekesor.

Edi Rama shpenzoi taksat e shqiptareve per ti mbrojtur ata, jo per te bere show ti me parate e shqiptareve.

Edi Rama mjaft i shpenzove parate e shqiptareve per ti ndare me oligarket e tu me PPP dhe me tendera me 99.99% te vleres.

Edi Rama boll i shperdorove taksat e shqiptareve me rilindje urbane e lloj e soj idiotesirash grabitqare.

Edi Rama shpenzo nga taksat per coronavirusin aq sa shpenzon per 1 km rruge koncesionesh pra 20 milion euro.

EdiRama po nuk e bere sot, gjithe urrejtja e njerezve do te bjere mbi ty.

Edi Rama mos harro qe shendetin nuk e fal kush, mos e harro kurre kete!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here