Meta takon plakun shkodran që iu përgjigj thirrjes së Presidentit më 2 Mars…

0
146

Ilir Meta ka takuar një qytetar të veçantë në Postribë të Shkodrës.

Fjala është për zotin Smajl Plangaj, i cili edhe 90 vjeçar iu përgjigj thirrjes së kreut të shtetit më manifestimin e 2 Marsit.

“Ishte kënaqësi të vizitoja sot në shtëpinë e tij në Postribë, zotin Smajl Plangaj. Edhe pse po shkon drejt të 90 viteve, ai iu përgjigj thirrjes së Presidentit në 2 mars, për BESËLIDHJEN për Kushtetutën dhe Demokracinë”, shkruan Meta.

Postimi i plotë i presidentit:

Ishte kënaqësi të vizitoja sot në shtëpinë e tij në Postribë, zotin Smajl Plangaj. Edhe pse po shkon drejt të 90 viteve, ai iu përgjigj thirrjes së Presidentit në 2 mars, për BESËLIDHJEN për Kushtetutën dhe Demokracinë.

“E kam për detyrë ta dua Atdheun, – më tha, “dhe nuk do presim derisa ta shkatërrojnë krejt që të ngrihemi për ta shpëtuar”.

Mirënjohje z.Smajl, Postribës, Shkodrës dhe mbarë shqiptarëve, të cilët nisën PRANVERËN KUQEZI më 2 mars për të mos u ndalur deri në rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe llogaridhënës.

Pa diskutim, qeveria do të ketë frikë nga POPULLI, dhe jo POPULLI nga qeveria!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here