Adhurimi i Ramës për krimin e kriminelet!!! Alibeaj: Rreshter i krimit dhe skllav i Niçes në përgjimet e ‘339’-ës

0
101

Edhe pse është një ndër personat që del në përgjimet e dosjes së famshme “339”, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu sot elozhet ndaj kryebashkiakut të Shijakut, ish kryetar i PS në këtë qytet, Elton Arbana.

Kryeministri e quajti atë “zgjedhje e duhur” dhe “njeri me këmbë në tokë”.

Por nuk ka munguar përgjigja nga PD. Ish deputeti Enkelejd Alibeaj shprehet se, ky është “shembulli më i freskët se, adhurimi i Ramës për krimin e kriminelët është si puna e vesit që del vetëm me shpirtin”, raporton Syri.net.

Reagimi i plotë i Enkelejd Alibeajt:

Edi Rama qenka magjepsur sot nga “kryetari” i Bashkise se Shijakut! Djal i mirë, njeri korrekt, i përkushtuar, i zoti, me sens praktik dhe i pergjegjshëm.

Behet fjale per Elton Arbanen, ate njeriun qe Astrit Avdylaj, Niçja i Shijakut pra, i dosjes 339 e urdheronte si rreshter te krimit dhe ky i nenshtrohej si skllav i bindur!

Ky eshte shembulli me i fresket se adhurimi i Rames, per krimin e kriminelet eshte si puna e vesit qe del vetem me shpirtin!

Edi Rama eshte Niçja, eshte Arbana, eshte Gjushi, eshte krimi.

“Më vjen mirë që në Shijak ne kemi bërë një zgjedhje shumë të mirë. Por, kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të jeni vigjilentë, se ka një problem me këta të rinjtë sot, zgjaten para kohe, nëse i tërheq era nga lart. Por, ne në dorë e kemi, po u zgjat para kohe, i bëjmë një krasitje. Por ky nuk është nga ata që i merr balona lart, ky është me këmbë në tokë. Shumë shpejt do vijmë të hapim kantierin e parë të rindërtimit këtu në Shijak”, do të shprehej sot Rama gjatë një vizite në Shijak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here