Sekuestrohen 892 mijë paketa cigare kontrabandë në Hanin e Hotit, ishin pa pullë fiskale

0
99

Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi prej 892 mijë paketa cigare në Pikën e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit.

Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese, strukturat doganore ushtruan kontroll në mjetin e dyshuar, ku rezultoi një ngarkesë prej 892 mijë paketa cigare të markës “ President Slims”.

E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimit doganor që duhej të paguhej kap shifrën e 140 milion lekë.

  • foto galeri
  • foto galeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here