Një aksident i rëndë me një të vdekur është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Ura Vajgurore-Kuçovë.
Sipas asaj që raporton policia lokale, shtetasi R.D duke drejtuar mjetin e tij tip Benz ka goditur për vdekje 40-vjeçarin me iniciale A.D.
Informacioni paraprak i Policisë Berat:
Rreth orës 20.00 në aksin rrugor Ura Vajgurore – Kuçovë, në vendin e quajtur “Meteor”, shtetasi R.D duke drejtuar i mjetit e tij tip benz, ka goditur me pasojë vdekjen shtetasin A.D, 40 vjeç banues ne fshatin Tapi, Kuçovë
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor po punon per zbardhjen e shkakut të aksidentit.