Aksident i rëndë/ Përplasen autobusët në Tiranë, nuk punonin frenat…

0
120

Një aksident me përfshirjen e dy autobisëve të transportit publik ka ndodhur në Tiranës mëngjesin e kësaj të mërkure..

Ngjarja është regjistruar pranë komisariatit numër 4 ndërsa mësohet se urbani i linjës Kombinat-Kinostudio është përplasur nga një urban i një linje tjetër.

Sipas dëshmitarit, i cili ka dërguar edhe fotot në redaksinë e JOQ ALBANIA, thuhet se urbani i linjës tjetër ka qenë pa frena, e për pasojë ka goditur autobusin e Kombinatit.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por shihet që nga përplasja urbani ka hipur në bordurën ndarëse të rrugës.

Qytetari shprehet gjithashtu se pas aksidentit të gjithë pasagjerët kanë zbritur dhe janë detyruar të marrin një urban tjetër.

“Aksident te komisariati numer 4, autobusi mbrapa nuk kishte frena dhe ja futi ketij. E hipi autobusin ne bordure. I la njerzit ne kembe. Flm”, shkruan qytetari.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here