Vasili: Sot, do të vendoset si do të jetë Shqipëria nesër!! Rama është peng i axhendave të errëta anti-shqiptare…

0
95

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV ORA, foli për tubimin e thirrur nga Presidenti që do të mbahet pasditen e së hënës. Vasili, lidhur me shkeljet kushtetuese, u shpreh se ka qenë një nga arsyet madhore që opozita iku nga parlamenti. Ai u shpreh se kërkesa kryesore e tubimit të sotëm dhe gjithë shqiptarëve është të mos shkelet Kushtetuta.

Kërkesa e tubimit, të mbrojmë Kushtetutë:- Petrit Vsili: Alarmet për këtë çështje janë dhënë. Një nga arsyet madhore që nuk jemi në atë sallë është kjo. Një nga rastet ishte kur u zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm me 69 vota. Keni dëgjuar që flet kjo “tyryfyçka” e ministrisë së Drejtësisë. E shkelën Kushtetutën dhe nuk pyetën fare.  Ne të gjithë bashkë kemi vetëm një kërkesë imponuese që do të realizohet padiskutim; Kushtetuta e Shqipërisë të respektohet dhe ata që e kanë shkelur të përgjigjen. 

Populli e miratoi Kushtetutën. Në atë kohë ishte PS në pushtet, jo këta, kishte tjetër përgjegjshmëri politike. Ishin të tjerë njerëz në Partinë Socialiste. Në atë kohë edhe hartimin e Kushtetutës ia besuan dy personave të djathtë, Sabri Godo dhe Arben Imami. Kjo ka qenë ajo që në atë kohë e lartësonte Partinë Socialiste. Sot Kushtetuta po shqyhet. Populli që e miratoi sot po ngrihet. Mua më kufizon lirinë time të bëjë detyrën si njeri i politikës. Medias i kufizon liri të tjera. Sot jemi për të kërkuar hesap dhe për të mos falur njeri. 

Vasili e quajti turp parlamentin aktual. Ai u shpreh se në fillim të viteve 1990 ishte nga të paktët shqiptarë që u kthye për të jetuar në Shqipëri, pasi besonte se vendi do bëhej. Vasili tha se tashmë gjërat kanë ndryshuar. Vasali u shpreh se pas këtij momenti shqiptari që nuk vjen në shesh është njeri që nuk do të jetojë i lirë.

Petrit Vasili: S`kemi parlament, është një turp me 122 vetë. Ky parlament arrinë të dhunojë Kushtetutën. Në vitin 1990 të gjithë shqiptarët u ngritën për të fituar disa liri. Unë jam kthyer në vitin 1991 në atë kohë, studioja jashtë. Kisha disa liri atje ku isha. Por u ktheva se besoja sepse ky vend do bëhej. Kushdo maskara kur shikon se si Kushtetuta e vendit të tij shqyhet, dhe thotë opozita apo halli opozita. Ne kemi rolin tonë, dhe në emër të kësaj kemi bërë një veprim aq të fortë që kemi ikur nga parlamenti. Mbas këtij momenti, një shqiptar që nuk vjen në këtë manifestim, është shqiptar që nuk do të rrojë i lirë. 

Motivi themelor dhe vetëm një është që të vendosim kushtetueshmërinë në këtë vend dhe shtetin ligjor. Së fundi një shtet që nuk është shtet monokratik i një partie që merr të gjitha pushtetet. Duam një shtet ku shqiptarët kanë të drejt të protestojnë për të drejtat e tyre. Dokumentat që kan publikuar presidenti për Gjykatën Kushtetuese janë fundi botës. Mua nuk më duhet Europa, sepse atje nuk e shkel njeri Kushtetutën. Nuk kam informacion se çfarë dekreti do të firmosë Presidenti. 

Si do dialogojmë me mafiozë? Këta thonë do e rrëmbejmë pushtetin. Si do u themi këtyre mos vidhni më shumë, vidhni më pak. Këtu nuk kemi të bëjmë me njerëz normal që duan të rrëmbejnë çdo gjë. Është një lopë e madhe që e mjelin këta të tërë, dhe qeshin se thonë populli nuk kupton gjë fare. Nuk besoj që shqiptarët shikojnë më ngushtë. Çdo një javë biznesit i shkojnë taksidarët. Të këta dhe familja që jeton me ta kanë kuptuar që përpara kanë një bandë kriminale që mund të rrëmbejë çdo gjë. Manifestimi i sotëm është historik. Është mesazhi më i madh që mund të jetë dhënë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Ajo që do manifestojmë sot do të jetë Shqipëria nesër. Unë do shkoj si qytetar. 

Ndërkohë, Petrit Vasili komentoi edhe konfliktin mes Edi Ramës dhe ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj. Vasili tha se Rama është peng i axhendave të errëta anti-shqiptare.

Përlasjet Rama-Haradinaj: – Petrit Vasili: Çdo qeverisje në Shqipëri është qeverisje që mbështet dhe do Kosovën dhe nuk e përçan atë. Shqipëria e Kosova i kanë ndarë bashkë hallet e veta. Nuk kanë parë ndonjëherë që të kenë një Kryeministër të shitur në Beograd. Çfarë ndieni ju kur shihni se si Kryeministri i Shqipërisë sillet si halbak rrugësh me një personalitet si Ramush Haradinaj, njeriu që mban përgjegjësi, që jep dorëheqjen, që organizon zgjedhjet e parakohshme. Edi Rama është peng i axhendave të errëta anti-shqiptare. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here