Meta falenderon VATRA-n për mbështetjen! Shqipëria pa drogë e kriminelë…

0
143

Shoqata më e vjetër dhe e  rëndësishme e shqiptarëve në SHBA dhe gjithë diasporën, VATRA, ka dalë ditën e sotme me një qëndrim unanim në mbështetje të tubimit që do të organizohet pasdite me nismën e presidentit, Ilir Meta, në mbrojtje të Kushtetutës.

Në deklaratën e Federatës Panshqiptare VATRA mes të tjerave theksohet, se situata e krijuar në Shqipëri si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës e ka bërë të domosdoshme mbrojtjen e Kushtetutës. Duke mbështetur nismën e kreut të shtetit, VATRA thekson se, “Për analogji, Kushtetuta Amerikane, mbrohet me çdo mjet nga Presidenti i SHBA”.

Organizata Panshqiptare në SHBA, VATRA ka dalë sot me një deklaratë përshëndetëse për manifestin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa VATRA e cilëson manifestimin si fillimin e fundit të një qeverisje që i ka shpopulluar dhe varfëruar shqiptarët, Meta thotë se pikërisht, kjo organizatë dhe shqiptarët e Amerikës në momentet më kyçe dhe vendimtare të kombit kanë qenë shtysa kryesore për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Shqipërisë.

STATUSI I METËS:

 

Falenderim të përzemërt për VATRËN, organizatën më të vjetër Panshqiptare në SHBA, të themeluar nga dy korifejtë dhe personalitetet e mëdhaja të kombit tonë, Fan Noli dhe Faik Konica.

Shqiptarët e diasporës, veçanërisht ata në SHBA, në momentet më kyçe dhe vendimtare të kombit kanë qenë shtysa kryesore për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Shqipërisë! ?????

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here