Voltani Ademi: Dhjetë arsye se përse do t’i bashkohem Metës në tubimin e 2 marsit

0
145

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, do të jetë ditën e nesërme në shesh, mes shumë demokratëve të tjerë që i janë bashkuar tubimit thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Ajo ka listuar një sërë arsyesh se përse qytetarët sipas saj duhet t’i bashkohen presidenti Meta.

“Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë,

Me përgjegjësi për të ardhmen,
Me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale,
Me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social,
Për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,
Me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare,
Me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor,
Si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit,
Për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror,
Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar,
Me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit”
Mbrojmë kushtetutën e republikës tonë,
Vendin tonë, Shqipërinë”, shkruan Ademi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here