Rama sulmon ashpër Haradinajn i del në mbrojtje Kurtit: Me paturpësi…

0
119

Edi Rama vijon sulmet ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Sot, në një postim në “Twitter”, Rama  shkruan se Ramushi ka nisur me paturpësi baltosjen e Albin Kurtit.

Sipas Ramës, “Albini mund të jetë gjithçka, po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë!

Duke vlerësuar vendimin e Kurtit për të hequr taksën ndaj lëndës së parë serbe, Rama sulmon ashpër Haradinajn, duke u shprehur se kurrë nuk ka dëgjuar idiotësi më të medha se predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!

Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës!

Albin Kurti është në rrugën e duhur!Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës?”, shkruan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here