Dervishi: Veterani 100-vjeçar që Rama e puthi në ballë është një enverist! Ka dhënë dënime me vdekje në diktaturë

0
141

Ziqiri Mero, i moshuari 100 vjeçar, që u ngjit sot në skenën e Pallatit të Kongreseve, nuk është një njeri i panjohur. Kryeministri Edi Rama e detyroi të gjithë sallën të qëndronin në këmbë gjatë momentit kur Mero foli. Por kush është 100 vjeçari?

Kastriot Dervishi në një shkrim të publikuar sot bën me dije se Zeqiri Mero është një enverist, i cili është shprehut kundër dekorimit të nënave dhe fëmijëve që vuajtën në Kampin e Tepelenës.  “Enveristi në kongres. Në tribunën e kongresit doli sot enveristi Ziqiri Mero, ish ushtarak i lartë i regjimit komunist, anëtari më i vjetër i partisë. Edhe udhëheqësi e puthi në ballë. Mero njihet si agjitator i organizatës së “veteranëve” në mbrojtje të figurës së terroristit enver hoxha. Për të mos u zgjatur shumë, kujtoj se dy vjet më parë mero u shpreh kundër dekorimit të nënave dhe fëmijëve që vuajtën në kampin e Tepelenës në vitet 1949-1953, sepse i quante “kolaboracionistë”. Kësisoj, në kongresin pa numër, një kampion enverizmi u evidentua në tribunë dhe kongresistët u çuan në këmbë me urdhër për të respektuar subjektin. Do ishte me interes që nëse kampi në fjalë do arrijë të bëhet muze kombëtar, të kishte edhe foton e meros aty, si mbrojtës i flaktë i krimeve të diktaturës në kohët e sotme. Nuk pres ta bëjë “Harabeli” këtë se ai është në anën e Meros”, shkruan Dervishi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here