Nga Kina lajme shpresëdhënëse sot në mëngjes !

0
106

Nga: Artan Fuga

Agjenci të ndryshme lajmesh, perëndimore dhe serioze, njoftojnë sot në mëngjes që për herë të parë Kina informon se numri i përditshëm i të infektuarve nga virusi Korona ka një rënie atje dje!

Gjynah kinezët e shkretë! Cfarë faji kanë ata se i zuri gripi! Gjynah edhe ne të tjerët të shkojmë kot për dhjamë qeni!

Eshtë pak edhe qesharake: Njeriu shkon në Hënë, por ama vdes nga gripi!

Tragjikomedi e rëndë!

Nuk guxon njeriu të kollet pak sepse të shikojnë me një vështrim sikur të thonë : Ik o vlla vdis në punën tënde, çfarë ke që do të na marrësh në qafë edhe neve!

Sa i madh DEKAMERONI i Xhovani Bokaçios që lexoj sa herë ka tronditje sociale dhe psikologjike kolektive kur përshkruan Firencen në kohëra kolere! Të mëdhenjtë, të fortët, mendjefyçkat me trup të bukur, pasaniket, bëheshin njësh me horrat e lagjes që më parë i përbuznin!

Prandaj kush harron solidaritetin dhe braktis njerëzit duke parë vetëm bythën e tij, e pëson si dreqi në mos sot nesër. Ka një drejtësi të Zotit që nuk ka grusht shteti a revolucion që e përball dot!

Eshtë kohë reflektimesh të mëdha për qytetërimin shqiptar. Zoti po na paralajmëron, Një herë tërmeti, pastaj rreziku nga gripi; kujdes shtetin social – po na thotë! Mos shkoni pas berihajit si kalamaqër të çmendur duke menduar vetëm për vete!

A është një statistikë e vërtetë?
A është një bazë tjetër përllogaritjeje?
A është një inkurajim për drejtuesit e rinj të krahinës të Wuhanit pasi u pushuan nga puna drejtuesit e lartë të mëparshëm të saj?
A kanë dhënë efekt masat drastike në planin social që shteti ka marrë atje?
A ndikojnë medikamentet zëvëndësuese që në Kinë i provojnë me intensitet të lartë, sikundër mjeksia popullore në zonat rurale?

Kjo do të shihet në ditët në vazhdim! Askush nuk duhet të besojë pa prova të verifikueshme!

Por, gjithsesi është një lajm i mirë në këto ditë të trishta!

Kujdesi maksimal nevojitet më shumë se kurrë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here